Një 19-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje me thikë dje gjatë një sherri mes të rinjsh në lagjen Çair të Shkupit. Viktima me inicialet L.A. është djali i gazetarit të njohur sportiv, Sami Ademi, që punon në Radio Televizionin e Maqedonisë.
Mediat raportojnë se mes të rinjve ka pasur fillimisht një konflikt verbal, ndërsa më pas dy të rinjtë e tjerë shqiptarë e sulmuan 19-vjeçarin dhe e goditën atë me thikë.