Një 20-vjeçar ka humbur jetën pas mesnatës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Tiranë, pranë gjimnazit “Partizani”. Mësohet se Stiven Toshkesi është qëlluar me thikë pas një konflikti dhe nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.
Pak orë pas ngjarjes policia arrestoi një prej autorëve të vrasjes, 18 vjeçarin Ensi Maze, ndërkohë që është ende në kërkim bashkëmoshatari i tij, Axel Hoxhaj.
Stiven Toshkëzi u qëllua disa herë me thikë pas mesnatës dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital. Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta.