Një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Gjorm të Kurbinit. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në një lokal nate. Viktima është Ervis Zyba 20 vjeç, nga Mamurrasi. Viktima fillimisht u plagos dhe u dërgua në spital, ku më pas humbi edhe jetën si pasojë e plagëve të marra.
Fillimisht viktima dhe dy personat janë zënë brenda lokalit për arsye që ende nuk dihet dhe më pas kanë dalë jashtë ku e kanë qëlluar 20 vjecarin
Policia ka nisur kontrolle të shumta për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.
Ndërsa janë shoqëruar personeli i lokalit dhe po merrn në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Dy autorët të cilët janë identifikuar nga policia dhe janë shpallur në kërkim kanë qëlluar me dy plumba pistolete 20 vjeçarin.
*Foto viktima