Një ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e kësaj të marte, në një lokal në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku një 59-vjeçar u qëllua për vdekje në një atentat me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Martin (Marku) Bardhi. Policia ka ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor dhe vijon krehja e zonës.
“Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.). Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve“, tha policia e Lezhës në një njoftim paraprak për mediat.
Viktima raportohet se kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.