Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vritet Komandanti i lartë i Hezbollahut Ibrahim Aqil

2024/09/20 at 5:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vritet Komandanti i lartë i Hezbollahut Ibrahim Aqil

Izraeli vrau të premten një komandant të lartë të Hezbollahut në një sulm ajror në periferi të Bejrutit, në pjesën jugore të tij, njoftuan dy burime të sigurisë në Liban. Ky zhvillim përshkallëzon edhe me ashpër konfliktin njëvjeçar mes Izraelit dhe grupit të mbështetur nga Irani.


Objektiv ishte komandanti i operacioneve të Hezbollahut, Ibrahim Aqil, i cili shërbente në organin më të lartë ushtarak të grupit, thanë të njëjtat burime si dhe radio e ushtrisë izraelite.

Ibrahim Aqil u vra së bashku me anëtarët e njësisë elitare të Hezbollahut ‘Radwan’, teksa po mbanin një takim, tha një nga burimet e sigurisë.

Sipas shifrave paraprake të bëra të ditura nga ministria e Shëndetësisë e Libanit, gjatë sulmit u vranë tetë persona dhe u plagosen 59 të tjerë.

Sulmi shkaktoi një tjetër goditje ndaj Hezbollahut pasi grupi pësoi një sulm të paprecedentë në fillim të kësaj jave, gjatë të cilit pajisje elektronike të njohura si bipër si dhe radio dore, të përdorura nga anëtarët e grupit shpërthyen duke vrarë 37 persona dhe plagosur 3 mijë të tjerë. Sulmi besohet gjerësisht se është kryer nga Izraeli, i cili as nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.

Ushtria izraelite tha se kishte kryer një “sulm me objektiv të përcaktuar” në Bejrut, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kjo është hera e dytë në më pak se dy muaj që Izraeli vë në shënjestër një komandant ushtarak të Hezbollahut në Bejrut. Në korrik, si pasojë e një sulmi ajror izraelit, u vra Fuad Shukr, komandanti më i lartë ushtarak i grupit.

Për kapjen e Ibrahim Aqil, Shtetet e Bashkuara kishin vendosur një shpërblim prej 7 milionë dollarësh, për shkak të lidhjeve të tij me bombardimin e përgjakshëm të marinsave në Liban, në vitin 1983, thuhet në faqen e internetit të Departamentit amerikan të Shtetit.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë njoftimi nga ana e zyrtarëve izraelitë bërë Shteteve të Bashkuara përpara sulmit në Bejrut. Ai shtoi se amerikanëve i është kërkuar me forcë të mos udhëtojnë drejt Libanit ose të largohen nëse janë aktualisht atje.

“Lufta nuk është e pashmangshme dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për ta parandaluar atë”, tha zoti Kirby.

Ky zhvillim vjen pasi Izraeli kreu nje ditë më parë një nga sulmet më intensive ndaj Libanit në një vit, që prej fillimit të konfliktit në Gazë.

Ushtria izraelite njoftoi se avionët e saj goditën rreth 100 sisteme raketahedhësish në pjesën jugore të Libanit, që sipas saj, do të përdoreshin për të goditur Izraelin.

Ndërkohë sot transmetuesi publik izraelit ‘Kan’ njoftoi se Libani kishte lëshuar rreth 150 raketa drejt Izraelit. Ushtria izraelite tha se 120 raketa ishin lëshuar në Lartësitë e Golanit, dhe se e disa prej tyre ishin interceptuar. Deri tani nuk ka patur njoftime për viktima.

Hezbollahu njoftoi se kishte kryer shtatë sulme ndaj objektivave izraelite.

Zhvillimet e fundit pasojnë shpërthimet e së martës dhe së mërkurës në Liban, të pajisjeve të pajisjeve të komunikimit të njohura si bipër, si dhe radiove të dorës që përdoreshin nga Hezbollahu. Këta të fundit kanë akuzuar Izraelin se qëndron pas shpërthimeve. Izraeli as nuk i ka mohuar dhe as pohuar këto akuza.

Sulmet e fundit e kanë pershkallëzuar edhe më tej konfliktin mes dy vendeve. Shtëpia e Bardhë tha se një zgjidhje diplomatike ishte e arritshme dhe urgjente.

“Përkushtimi ynë, ndaj sigurisë së Izraelit është i hekurt. Ne jemi të palëkundur – ndaj të gjitha kërcënimeve që mbështeten nga Irani, përfshirë Hezbollahun. Por ajo që kemi thënë është se zgjidhja diplomatike është e arritshme dhe padyshim urgjente”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre në një konferencë për shtypin të enjten pasdite.

Thirrjeve për një armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hezbollahut iu bashkua edhe Britania e Madhe dhe Franca. Presidenti francez Emmanuel Macron garantoi mbështetjen e vendit të tij për Libanin.

“Mes këtij pështjellimi dhe pikëllimi, Franca qëndron në krahun tuaj sepse lufta nuk është e pashmangshme. Franca nuk do të pushojë së këmbënguluri se e ardhmja e Libanit duhet të shkruhet në Liban, nga populli libanez”, tha ai.

Shpërthimet e së martës dhe të mërkurës të pajisjeve të komunikimit dhe radiove të dorës në Liban, që përdoreshin nga grupi Hezbollall, shkaktuar vdekjen e 37 personave dhe plagosjen e mbi 3 mijë të tjerëve.

Ajo që vazhdon të mbetet mister është se si u vendos lënda shpërthyese brenda këtyre pajisjeve dhe si u komandua shpërthimi i tyre në distancë. Përpjekjet për përgjigje kanë përfshirë Tajvanin, Bullgarinë, Norvegjinë dhe Rumaninë.

Sot autoritetet në Tajvan dhe Bullgari mohuan përfshirjen në zinxhirin e furnizimit të mijëra bipërve që shpërthyen të martën në Liban.

Hezbollahu i lidhur me Iranin është zotuar se do të hakmerret ndaj Izraelit.

Konflikti mes Hezbollahut me Izraelin daton prej dekadash, por u ndez vitin e kaluar paralelisht me luftën në Gazë mes Izraelit dhe grupit të militantëve të Hamasit, duke rritur shqetësimet për një luftë të gjerë rajonale./voa



Ju sugjerojmë

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
Bota

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

29 Janar, 2026 11:21 am
Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit
Kryesore

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit

29 Janar, 2026 11:07 am
Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve
Aktualitet

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve

29 Janar, 2026 10:56 am
Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?
Bota

Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?

29 Janar, 2026 10:54 am
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Bota

Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon

29 Janar, 2026 10:31 am
Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit
Bota

Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit

29 Janar, 2026 10:15 am
Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës

29 Janar, 2026 9:25 am
Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus
Bota

Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus

29 Janar, 2026 9:11 am
Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar
Bota

Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar

29 Janar, 2026 8:49 am
VIDEO/ Alex Pretti u përlesh me agjentët federalë një javë para vrasjes së tij
Bota

VIDEO/ Alex Pretti u përlesh me agjentët federalë një javë para vrasjes së tij

29 Janar, 2026 8:45 am
Para
Harris flet për përdorimin e armës: Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet 

Harris flet për përdorimin e armës: Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet 

Masat e BE, Kurti: Të padrejta, s’mund të bëjmë kompromis me kushtetutshmërinë

Kurti akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë

Vala e të nxehtit arrin pikun të premten, ja sa do të shënojë termometri 

Temperaturat arrijnë deri në 27 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë 
















TE FUNDIT

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
29 Janar, 2026

Makina e një kryetari bashkie në Filipine u sulmua nga një bandë kriminale me raketë hedhëse. Videoja nga momenti i...

Lexo më shumë

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit

Bojkoti i PD/ Propozimi i PS për “Territorialen”: Marrim drejtimin e Komisionit
29 Janar, 2026

Pas bojkotit të PD, socialsitët janë vënë në lëvizje për të zhbërë formulën për komisionin e territoriale. Sot në Konferencën e...

Lexo më shumë

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve

Shtëpia e Fëmijëve dhe kompleksin e Inspektorateve,Rama: U japim rrugë dy drejtimeve
29 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë në konkursin ndërkombëtar për “Shtëpinë e Re të Fëmijëve dhe Kompleksin e Inspektorateve Shtetërore”. Duke u...

Lexo më shumë

Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?

Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?
29 Janar, 2026

SHBA-të duket se janë gati ta sulmojnë Iranin brenda pak ditësh, shkruan sot BBC.  Ndërsa objektivat e mundshëm janë kryesisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com