Një 40-vjeçar është vrarë për motive besimi në Skoci. Ai është shitësi Asad Shah, i cili u gjet i vdekur brenda dyqanit të tij.
Sipas medieve ndërkombëtare, policia thotë se po e trajton ngjarjen si vrasje për “paragjykim fetar”. Gjithashtu, mësohet se deri tani autoritetet kanë ndaluar një 32-vjeçar të lidhur me ngjarjen.
Ndërkohë, mesazhi i fundit i 40-vjeçarit në rrjetin social “Facebook” ishte një urim për Pashkën që ia drejtonte besimtarëve katolikë. /Express