Dy persona janë vrarë me armë zjarri ditën e sotme në Dukagjin. Mësohet se viktimat janë Gjoke Gurra dhe Eduart Gurra, babë e bir.
Mbrëmjen e shkuar viktimave persona të paidentifikuar i kanë djegur shtëpinë në fshatin Bruçaj të njësisë Pult në Dukagjin.
Gjate ditës së sotmë kanë shkuar për të parë banesën e djegur dhe aty persona të paidentifikuar i kanë qëlluar me armë duke i lënë të vdekur në vend.
Policia vendore e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes ndërsa janë të paqarta arsyet e ngjarjes.