5 persona kanë humbur jetën prej të shtënave me armë zjarri në Fall City të Washington, njoftojnë autoritetet.
Sipas mediave të huaja, dyshohet se autori i vrasjes së 3 fëmijëve e 2 të rriturve është një 15-vjeçar.
Ndërkohë një individ tjetër i plagosur është dërguar në spital dhe ende nuk dihet gjendja e tij.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pak para orës 5 të mëngjesit të së hënës.
Raportohen më shumë se 24 raste të ngjashme këtë vit në Shtetet e Bashkuara.