Të paktën 11 oficerë policie janë vrarë gjatë një prite nga sulmuesit e armatosur në Pakistanin lindor, sipas zyrtarëve lokalë.
Sulmuesit ishin të armatosur me armë dhe granata me raketa (RPG), tha policia, ndërsa bëri me dije se ja dhe oficerë të tjerë që janë plagosur.
Karvani i oficerëve u vu në shënjestër në provincën lindore të Pakistanit Punjab, në rrethin Rahim Yar Khan.
Kolona po kalonte nëpër një zonë të shkretë si pjesë e një operacioni që synonte grabitësit në rajon, tha policia Punjabi në një deklaratë.
Pakistani ka dëshmuar një rritje të sulmeve nga militantët në vitet e fundit, por një numër kaq i lartë i viktimave të policisë në një sulm të vetëm është i rrallë.
Forcat pakistaneze të sigurisë shpesh kryejnë operacione kundër banditëve në provincat lindore Punjab dhe jugore të Sindh, ku ata fshihen në zonat rurale dhe pyjore.
Ministri i Brendshëm Mohsin Naqvi denoncoi sulmin në një deklaratë, duke shprehur dhimbjen e tij të thellë dhe duke i përshkruar oficerët e vrarë si dëshmorë.