Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrau vajzën dhe italianin, flet Malaj: Nuk shihja më asgjë, kisha djallin në tru

2023/05/09 at 11:10 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau vajzën dhe italianin, flet Malaj: Nuk shihja më asgjë, kisha djallin në tru

 “Nuk shihja më asgjë, kisha djallin në tru”, kështu është shprehur 45-vjeçari Taulant Malaj përballë prokurorit.

Sipas raportimeve të bukëpjekësit, në ditët para vrasjes së dyfishtë tema e diskutimeve ka qenë gjithmonë ajo e tradhtisë së Teftës.

Taulanti i shpjegon prokurorit: “E gjeta disa herë në katin e tretë të pallatit ku banonte De Santis”.

Të dielën kanë debatuar sërish dhe Malaj ka mbyllur diskutimin duke i thënë se dëshiron të ndahet. Por gruaja e tij e bindi atë të qëndrojë në shtëpi.

“Gruaja ime e kishte pranuar tashmë se kishte një lidhje me Massimo. Ajo më kishte kërkuar falje, por unë doja të ndahesha. Të shtunën mbrëma ishim në shtrat, ajo po bisedonte me dikë. Vura re se ajo po shkëmbente mesazhe me Massimon. Nuk e kam parë më. Zbrita në sallën e ndërtesës dhe prita që Massimo të shkonte në shtëpi pasi të mbyllte lokalin. Kur e pashë në pallat, u ngjita dhe e vrava”, thotë Malaj.

Më pas ai është kthyer në banesën e tij ku ka goditur me thikë gruan dhe vajzën e tij që është përpjekur të ndërhyjë. Ndërkohë djali 5-vjeçar i tmerruar ka qenë i fshehur pas divanit dhe aty e kanë gjetur dajat, të parët që hynë në banesë. Pikërisht atyre u është besuar tani.

Avokati Michele Maiellaro, i cili me kolegun e tij Giacomo Lattanzio mbrojnë Malajn, thonë se e njohin prej vitesh bukëpjekësin.

“Më vinte për pyetje administrative. Ai vinte në studio me gruan dhe Xhesikën, më është dukur gjithmonë si njeri i butë, natën punonte në furrë, kjo që ndodhi është e pashpjegueshme për mua”, thotë avokati.

Sipas autoriteteve, pyetja e parë që Malaj i bëri avokatit të tij ishte:

 “Si është Xhesika? Ajo është mirë? “, të njëjtën pyetje i drejtoi me këmbëngulje edhe prokurorit që e mori në pyetje.

Avokatët flasin për “një lidhje të fortë mes autorit dhe fëmijëve të tij”, por sipas hetuesve ka të ngjarë që burri të ketë dashur të vrasë edhe fëmijën tjetër.

Kjo gjë dyshohet nga fjalët e thëna në videon e tmerrshme që burri ka xhiruar teksa ishte ende pranë kufomave, duke u kujdesur më pas për ta shpërndarë me WhatsApp tek disa miq.

45-vjeçari ndodhet në burg në Foggia i akuzuar për vrasje të dyfishtë dhe plagosje të bashkëshortes.

Malaj kishte njëzet vjet në Itali, u martua me Teftën në vitin 2006 dhe dy fëmijët lindën në Itali. Ai punonte natën. Mes tij dhe Teftës, raportojnë fqinjët, nuk ka pasur asnjëherë grindje veçanërisht të ashpra, por pakënaqësia kishte kohë që kishte nisur mes të dyve./Opinion.al

Etiketa: italiTaulant Malajvrasje

Ju sugjerojmë

Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz
Bota

Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz

18 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Përdorimi i aseteve ruse, ide budallaqe

18 Dhjetor, 2025 3:56 pm
Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE
Rajoni

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE

18 Dhjetor, 2025 3:01 pm
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn
Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

18 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet
Bota

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet

18 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Drogë në makinë, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

18 Dhjetor, 2025 2:22 pm
21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën
Aktualitet

21 Janari, SPAK pyet për rreth 2 orë Ilir Metën

18 Dhjetor, 2025 2:21 pm
Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi
Kryesore

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, Rama nga Haga: S’di ç’të them për këtë padrejtësi

18 Dhjetor, 2025 1:21 pm
Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave
Kryesore

Avokati i Popullit në Kushtetuese, PD nis mbledhjen e firmave

18 Dhjetor, 2025 12:00 pm
Para
Putin në paradën e 9 majit: Lufta e vërtetë është nisur kundër nesh

Putin në paradën e 9 majit: Lufta e vërtetë është nisur kundër nesh

Plagosën me armë zjarri të riun në Lezhë, shpallen në kërkim tre autorët

Plagosën me armë zjarri të riun në Lezhë, shpallen në kërkim tre autorët

Dita e Evropës, Xhaçka: Shqipëria drejt realizimit të ëndrrës historike

Dita e Evropës, Xhaçka: Shqipëria drejt realizimit të ëndrrës historike

TE FUNDIT

Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz

Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka njoftuar të mërkurën, 17 dhjetor, se Izraeli ka miratuar marrëveshjen më të madhe të gazit...

Lexo më shumë

Orban: Përdorimi i aseteve ruse, ide budallaqe

Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
18 Dhjetor, 2025

“Garanci për çfarë? Ideja është plotësisht budallaqe: ka dy vende në luftë, nuk është BE-ja, janë Rusia dhe Ukraina. Dhe...

Lexo më shumë

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE
18 Dhjetor, 2025

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, konfirmoi gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, se heqja e masave shtrënguese ndaj Kosovës,...

Lexo më shumë

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
18 Dhjetor, 2025

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kërkesë kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi ku i kërkohet marrja e masave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com