Një shqiptar është dënuar ditën e djeshme me 21 vjet burg, pasi u shpall fajtor për grabitje me pasojë vrasjen, shkruajnë mediat belge.
Ai është Eiridion Belba, i cili u shpall fajtor për vrasjen e 79-vjeçare Mary Verelest, e kryer në vitin 2012, raporton panorama.
Belba së bashku me vëllanë dhe një person të tretë hynë në shtëpinë e të moshuarës dhe e kanë qëlluar atë me thikë në fyt dhe grushte në fytyrë, pasi i pikasi.
Autorët vodhën disa bizhuteri, të cilat më pas i shitën për 1,500 euro. Në atë kohë, 21-vjeçari punonte në një apartament pranë banesës së të moshuarës.