Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës shtetasi Ilirjan Selmani, i cili akuzohet se vrau partneren e tij 52-vjeçare Kozeta Teço më 28 korrik, në qytetin e Pogradecit.
Selmani do të dalë sot para trupit gjykues në Korçë për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ai u dërgua në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ku do të dalë para trupës gjykuese për të marrë vendimin për masën e sigurisë.
Sipas uniformave blu, i riu e vrau me thikë 52-vjeçaren në orët e para të mëngjesit të së hënës, më 28 korrik dhe më pas i dogji banesën ku ajo jetonte, në lagjen nr.1 të Pogradecit, me qëllim fshehjen e gjurmëve.
Kamerat e sigurisë së një banese pranë vendit të krimit kanë regjistruar momentin kur i riu largohej nga banesa e 52-vjeçares rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Ai është filmuar edhe teksa hidhte në koshat e mbeturinave pranë shtëpisë së tij disa peshqirë të bërë me gjak.