Gjykata Gjermane dënon me 8 vjet e gjysëm burg një shqiptar për vrasjen e një shtetasi izraelit 22 vjeçar.
28 vjeçari shqiptar e kreu krimin në prill të një viti më parë dhe vetëm pas një jave nga ngjarja, u arrestua në Çeki për tu ekstraduar më pas në Gjermani.
Trupi i shtetasit izraelit ishte gjetur në një kishë të shkatërruar.
Raporti mjeko-ligjor tregoi se viktima ishte përplasur me kokë në tokë.
Por shqiptari dëshmon se ai thjesht ishte vetëmbrojtur pas sulmit që i kishte ardhur nga izraeliti.
Gjykata i dha dënimin me 8 vjet burg për vrasje nga pakukujdesia.