DURRËS- Ka dalë sot në gjykatë për masën e sigurisë, autori i vrasjes së Shijak, Miran Tila. Ai ka treguar si është njohur me tregtarin Artan Hasa dhe arsyen që e quan drejt krimit të rëndë.
“Njiheshim prej një viti me Artanin, ai më shante më poshtëronte se unë isha çoban, ruaja bagëtitë dhe ai ishte tregtar, kishte pikë shumice. Desha vetëm ta tremb jo ta vrisja, por ai më shau prapë”, ka rërfyer ai, ndërsa i venduar ka kërkuar mëshirë. Gjykata e Durrësit caktoi masën arrest me burg, në seancë ishin vetëm njerëzit e tij dhe jo të viktimës.