Burri i 40-vjeçares shqiptare Enkelejda Danaj, Eduart Denaj është arrestuar mesditën e së enjtes për vrasjen e saj në mes të rrugës në Menidi të Greqisë.
Sipas informacioneve ai u arrestua në një objekt të braktisur afër stacionit të policisë në lagjen Filis, ku nuk bëri rezistencë.
40-vjeçarja që u vra brutalisht mëngjesin e së enjtes në zonën më qendrore të Menidit. Plot tre herë e kishte denoncuar partnerin e saj për dhunë në familje.
Sipas Protothema, viktima e kishte përmendur në denoncimet e saj se 50-vjeçari konsumonte sasi të mëdha alkooli dhe po bëhej i dhunshëm, ku si pasojë e ka goditur dhe e ka kërcënuar.
Hera e fundit që gruaja ka kaluar pragun e komisariatit për ta denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024. Më pas burri është arrestuar dhe dërguar në prokurori, ndërsa ka marrë një thirrje për në gjyq për të premten 17 maj 2024.