Nëna e Klodi Lesit, 36-vjeçarit shqiptar që vrau bashkëshorten greke ka folur rreth krimit të rëndë të djalit, i cili vrau gruan dhe ndodhet i arratisur nga policia, duke mbajtur peng djalin 4-vjeç.
Ajo tha në një emision të vendit helen se nuk kishte komunikuar me djalin që prej Pashkëve të vitit të shkuar.
Duke folur për jetën e djalit, e ëma theksoi se Klodi kishte shkuar në Greqi si emigrant që 14-vjeç, më tej kishte ikur në Britani dhe se ishte rikthyer në shtetin grek.
Nëna e Klodit shprehet se ka qenë në dijeni të lidhjes së tij me shtetasen greke por se nuk i ka ndërhyrë, duke menduar se ai kishte jetën e tij.
Ajo i ka apeluar djalit që të dorëzohej në polici dhe të mos kryente ndonjë evprim ndaj djalit 4-vjeçar, të cilin Klodi Lesi e ka marrë peng.