Katër muaj më parë, David Qosja, vrau efektivin e policisë, Ardian Kodra, ndërsa terrorizoi me armë gjithë fshatin në Torovicë të Lezhës.
Ekspertiza tregon se ai është i aftë mendërisht dhe tashmë do të përballet me drejtësinë.
Është ky rezultati i akt ekspertimit psikik të Qoses i cili më 3 Shtator qëlloi mbi efektin Ardian Kodra sot dëshmor i atdheut.
Qosja u prangos pas 3 orë operacion ndërsa ndër fjalët e pakta që shprehu gjatë arrestimit ishin se qëlloi me armë pasi fqinji tentoi ta vras atë më parë.
Qosja prej vitesh jetonte i izoluar në banesën e tij në fshatin Torovicë ndërsa pas arrestimit dhe akt ekspertimit psikik ai do të përballet me akuzën e armë bajtjes dhe vrasjes së punonjësit të policisë së shtetit.