Çilem Dogan, e cila u shndërrua në një ikonë të lëvizjes për të drejtat e grave në Turqi, pasi vrau burrin e saj abuzues i cili e detyroi atë me forcë të prostituonte, ka folur rreth ngjarjeve.
Dogan u lirua nga burgu, derisa paraprakisht ishte dënuar nga një gjykatë lokale me 15 vjet burg.
“E shkrepa armën për të mbrojtur vetën. Nuk doja që ai dhe askush tjetër të vdiste por unë do të vdisja nëse nuk do ta bënte ai”, citohet të ketë thënë Dogan.
Doğan tha se ‘dhuna sistematike’ nga burri kishte nisur në ditën e 28’të të martesës së tyre, raporton express.
Përkundër që i ishte ofruar ndihma, ai sërish e kishte kërcënuar..
“Po mos të vdiste ai atë ditë, unë do të vdisja. I kam thënë policisë se ai përdorte drogë, e kisha raportuar. Nisi të më rrihte, të më kapte për flokësh. Arma ishte nën jastëk”, shpjegoi ajo.