Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrau burrin në gjumë, rrëfehet gruaja: Më rrihte në sy të fëmijëve

2016/07/19 at 9:04 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrau burrin në gjumë, rrëfehet gruaja: Më rrihte në sy të fëmijëve

Mirela Buzalli, 35 vjeçe, vrau me sëpatë bashkëshortin ndërsa flinte.

“Më ka nxirë jetën”, ishin fjalët e gruas, banore në fshatin Barbullush të Bashkisë Vau i Dejës.

Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e djeshëm, duke tronditur të gjithë zonën.

Gruaja ka pritur që burrin ta zinte gjumi dhe ta qëllonte atë për vdekje, duke përdorur një sëpatë. Ndërkohë që fëmijët flinin në dhomën tjetër të shtëpisë.

Pasi ka shkuar në Policinë vendore të Vau të Dejës, tregon Panorama, 35- vjeçarja Mirela Buzalli që vrau bashkëshortin e saj, Shkëlzenin 54-vjeç, me sëpatë ka treguar se cilat kanë qenë shkaqet që e kanë detyruar që të kryejë krimin e rëndë brenda familjes.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të së hënës.

Pas pak minutash, Mirela Buzalli ka qenë në polici dhe rreth orës 06:20, Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e para hetimore bashkë me grupin e ekspertizës.

Në polici 35-vjeçarja ka qenë në dukje tepër e qetë, në krahasim me situatën ku ndodhej. Burime policore bëjnë me dije se autorja e krimit e ka pranuar vrasjen e bashkëshortit dhe u është përgjigjur pyetjeve për ngjarjen e ndodhur.

“Ma ka nxirë jetën”, mësohet të ketë thënë fillimisht Mirela Buzalli për bashkëshortin e saj. Më tutje, gjatë marrjes në pyetje, 35-vjeçarja ka deklaruar se një ndër arsyet ka qenë xhelozia e saj ndaj bashkëshortit.

Këtë gjë ia ka shprehur burrit të saj, bën të ditur Policia përmes burimeve konfidenciale. Kjo ka bërë që Shkëlzen Buzalli kohët e fundit të ushtronte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij.

“Më ka goditur shpeshherë kohët e fundit”, ka deklaruar Mirela. “Ai më kapte për flokësh shpeshherë dhe më rrëzonte në dhomë. Në disa raste të tjera më godiste”, ka rrëfyer 35- vjeçarja.

Teksa ka vijuar të merret në pyetje, autorja e vrasjes ka pohuar edhe një fakt tjetër. “Disa herë më ka fyer edhe nga ana fetare, sepse unë jam katolike dhe ai ishte mysliman. Ne jemi marrë me dashuri, por kohët e fundit ma përmendte këtë gjë dhe më fyente fenë time”, ka bërë të ditur 35-vjeçarja.

E pyetur se përse nuk ka shkuar në polici më përpara, Mirela Buzalli është shprehur duke thënë se nuk ka dashur që problemet e saj të merreshin vesh nga të gjithë dhe se ka pasur turp.

Ju sugjerojmë

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
Bota

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

20 Korrik, 2025 10:46 pm
Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
Bota

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

20 Korrik, 2025 10:30 pm
Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
Bota

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

20 Korrik, 2025 10:03 pm
Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
Rajoni

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

20 Korrik, 2025 9:40 pm
“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare
Rajoni

“Obraz” është fytyra e…-regjisori malazez flet rreth filmin për familjen shqiptare

20 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm
Aktualitet

Zjarr në malin e Mavrovës, dyshohet i qëllimshëm

20 Korrik, 2025 8:50 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

DW: Shtrenjtim i cigareve në vendet e BE

20 Korrik, 2025 8:29 pm
Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një ish-efektiv policie

20 Korrik, 2025 8:12 pm
32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive
Aktualitet

32 vatra zjarri në 24 orë, 10 ende aktive

20 Korrik, 2025 7:54 pm
Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

20 Korrik, 2025 7:38 pm
Para
Viktima i tha autorit “ç’do këtu ti o gjysh”, ai i nguli thikën

Viktima i tha autorit "ç’do këtu ti o gjysh", ai i nguli thikën

Luana zgjohet me instikte mëmësie…

Luana zgjohet me instikte mëmësie...

Flori dedikim me “fjalë të vogla”, ja para kujt përulet

Flori dedikim me "fjalë të vogla", ja para kujt përulet

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Donald Trump: Ne kemi rigjallëruar SHBA-në, tani jemi më të respektuarit

Ekipi i Presidentit Trump pritet të fillojë bisedimet e paqes me negociatorët rusë dhe ukrainas në Arabinë Saudite
20 Korrik, 2025

Donald Trump ka shënuar ditën e sotme gjashtë muaj në krye të presidencës së SHBA-së. “Sot shënohet gjashtëmuaj nga mandati...

Lexo më shumë

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …

Rrëfimi i vrasësit të profesorit të Berkeley në Athinë: E bëra për ish-gruan dhe …
20 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë me përmasa ndërkombëtare ka tronditur Athinën dhe komunitetin akademik të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley. Profesori...

Lexo më shumë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë

Italia përfshihet nga vala e të nxehtit ekstrem, temperaturat arrijnë në 48.8 gradë
20 Korrik, 2025

Një valë e re e të nxehtit, e treta që nga fillimi i verës, ka goditur Italinë që prej së...

Lexo më shumë

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Kosova cakton një muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe
20 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com