Një tjetër person është arrestuar nga Policia e Fierit, si bashkëpunëtor i vrasjes së 56-vjeçarit, Anesti Rama mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Frashër.
Çlirim Dogani, 55 vjeç që shihni në këtë foto është vënë në pranga pasi ka dyshime se ka marrë pjesë në ngjarje duke i ardhur në ndihmë vajzës së viktimës, Emanilda Rama.
Ai dyshohet se bashkëpunuar me të renë që ajo të mbyste të atin me tel. Tv Klan ka siguruar dosjen hetimore të ngjarjes, ku janë dhe deklarimet e 26-vjeçares. Ajo është justifikuar se e ka mbytur të atin për shkak të sjelljeve të tij.
“Rreth orës 12:30 kam shkuar në banesë dhe teksa mamaja po bënte punët e shtëpisë, i jam drejtuar tualetit. Kur kam hapur derën e tij pashë babin brenda dhe shoh që tualeti ishte bërë pis prej tij. Kur e pashë tualetin ashtu u acarova, dola jashtë dhe shkova të marr një tel, të cilin e kisha lënë në cepin e ballkonit të shtëpisë. Shkova sërish në banjo dhe i thash babit “mos bëj zë” ai mu kthye “do vuash dhe do vdesësh pas meje”. Në atë moment i lidha dy herë telin rreth qafës dhe e mbyta. Pastrova duart me ujë dhe i thash mamit të dilnim nga shtëpia të iknim në punë. Trupin e babait e lashë në tualet deri në darkë”, rrëfeu ajo.
Për ngjarjen më herët në pranga ka rënë dhe nëna e vajzës njëherazi dhe bashkëshortja e viktimës, e cila sipas policisë ka kryer veprime për të fshehur vrasjen e Anesti Ramës.
Tv Klan