Ky është Agim Gashi, 35 vjeç, personi i cili dyshohet se mesditën e kësaj të enjteje qëlloi për vdekje 41-vjeçarin Elton Javori, në Fier.
Aktualisht policia po kërkon Gashin, i cili dyshohet se u largua me një automjet tip “Benz”.
Elton Javori u vra sapo zbriti nga makina e tij, në lagjen “11 Prilli”, rreth 100 metra larg shtëpisë ku banonte.
Momenti i vrasjes është filmuar nga kamerat e banesave në zonë. Paraprakisht, mësohet se 1 javë më parë mes viktimës dhe autorit ka pasur një debat verbal, për arsye ende të panjohura.