Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasjet e Hamasit ua rikthejnë izraelitëve traumën e Holokaustit

2023/10/16 at 8:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Vrasjet e Hamasit ua rikthejnë izraelitëve traumën e Holokaustit

Gra, fëmijë e burra të fshehur nëpër dhomat e sigurta, pas breshërisë së plumbave.


Shtëpi të djegura me banorë të tmerruar brenda tyre. Fëmijë të mbledhur në një dhomë dhe më pas të vrarë. Hebrenj, të pashpresë. Për shumë izraelitë dhe hebrenj në botë, vrasjet e kryera nga militantët e Hamasit në komunitetin izraelit, më 7 tetor, nxisin kujtime të hidhura të asaj që për ta është e keqja e madhe: Holokausti. E konsideruar për kohë të gjatë si katastrofë aq e tmerrshme, saqë asgjë nuk mund të krahasohet me të, izraelitët tani janë duke vënë paralele në mes të vrasjes së gjashtë milionë hebrenjve në Evropë, tetë dekada më parë, me tragjedinë më të fundit, duke treguar sa traumatike kanë qenë zhvillimet e fundit për shtetin që është krijuar prej hirit të Luftës së Dytë Botërore, si strehë e sigurt për hebrenjtë.

“Kam qenë shumë strikt që të mos e përdor fjalën ‘Shoah’ në asnjë kontekst tjetër përveç Holokaustit”, ka thënë komentatori politik Ben Caspit për të përditshmen Maariv, duke iu referuar Holokaustit në gjuhën hebreje.

“Kur fëmijët hebrenj fshihen në dhomat e sigurta nga prindërit e traumatizuar, të cilën i lusin të mos qajnë, që vrasësit të mos hyjnë brenda dhe të mos e djegin shtëpinë, është Shoah”.

Hakmarrja e Izraelit kundër Hamasit në Gazë ka ngritur paralele edhe me tragjedinë më të madhe të palestinezëve, Nakban, kur qindra mijëra prej tyre kanë ikur nga shtëpitë, pas luftës së vitit 1948, që ka rezultuar me krijimin e shtetit të Izraelit.

Shumë palestinezë i frikësohen përsëritjes së një eksodi të tillë, pasi Izraeli e ka urdhëruar evakuimin e palestinezëve nga veriu për në jug të Gazës. Vetëm pak vjet më parë, krahasimi i Holokaustit me diçka, dënohej si zhvlerësim i kujtesës për krimet e tmerrshme naziste. Mirëpo diçka e tillë ka nisur të ndryshojë vjetëve të fundit – pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka aluduar te nazistët kur ka folur për Iranin dhe programin e tij bërthamor, dhe protestuesit në anën rivale. Megjithatë, incidente të tilla janë të rralla dhe përcillen me kritika.

Mirëpo tmerri i 7 tetorit me sulmet e Hamasit, prej të cilave janë vrarë 1.300 izraelitë, e ka rritur frikën në Izrael dhe e ka zgjuar traumën më të madhe të hebrenjve. Qindra militantë e kanë kaluar kufirin, duke e zënë shtetin në befasi, në një festë të madhe hebreje. Ata i kanë sulmuar banorët e fshatrave në afërsi të kufirit, dhe i kanë lënë të vdekur. Militantët i kanë vrarë edhe 260 të rinj në një festival muzikor, dhe të mbijetuarit kanë folur për vrasje të stilit të masakrave. Dhjetëra persona tjerë janë marrë peng. Ka pasur prej të vdekurve që i kanë mbijetuar Holokaustit.

“Kjo është masakër. Ky është pogrom”, ka thënë gjenerali Itai Veruv, lider i forcave izraelite që e kanë pastruar një prej fshatrave të sulmuar, teksa i është referuar masakrave të hebrenjve evropianë.

Përgjatë Holokaustit, nazistët kanë kryer gjenocid, duke i mbledhur dhe duke i vrarë hebrenjtë evropianë, ndërsa mijëra të tjerë i kanë bartur me trena në kampet e vdekjes.

Izraeli e ka kthyer mbrojtjen e hebrenjve, nga mizori të ngjashme, në mision të vetin. Shumë izraelitë e shohin shtetin e tyre, me një ushtri të fortë, që mund t’i mbrojë ata, pavarësisht kërcënimeve rajonale. Shumë hebrenj në diasporë e kanë ndjesinë e njëjtë – ata e shohin Izraelin si strehë të sigurt, në rast se persekutohen prapë. Ndonëse sulmi i Hamasit as nuk i afrohet shkallës së Holokaustit, 7 tetori ka shënuar ditën më vdekjeprurëse për hebrenjtë prej Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjet e planifikuara kanë hapur plagë, që për shumë izraelitë janë ende të freskëta.

Netanyahu i ka krahasuar vrasjet në festival me masakrën Babi Yar, një prej vrasjeve më famëkeqe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur më shumë se 33.000 hebrenj janë vrarë. Ai ka deklaruar se Izraeli “nuk do të harrojë kurrë”, reflektimin për zotimin që Holokausti të mos zhduket kurrë prej kujtesës kolektive. Dany Cushmaro, moderator izraelit, e ka nisur një edicion duke iu referuar militantëve të Hamasit si “këta nazistët”.

Edhe aleatët e Izraelit e kanë bërë lidhjen e njëjtë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i është referuar vjehrrit të tij të ndjerë – i mbijetuar i Holokaustit – gjatë një vizite në Izrael, duke thënë se sulmet “kanë risjellë kujtime” të masakrave të nazistëve. Vrasjet masive të hebrenjve përkujtohen në shumë mënyra në Izrael.

Ata e kanë ditën përkujtimore, kur izraelitët e mbajnë një minutë heshtje për t’i kujtuar të vdekurit. Holokausti mësohet në detaje nëpër shkolla. Të rinjtë dhe ushtarët i vizitojnë kampet e të vdekurve në Evropë. Zyrtarët me ndikim shpesh dërgohen edhe te vendi përkujtimor për Holokaustin. Historiani izraelit, Tom Sagev ka thënë se është e natyrshme për izraelitët që të bëjnë lidhje mes sulmeve të Hamasit dhe traumës së tyre të thellë.

“Kjo është djallëzia që për njerëzit në Izrael është diçka e njohur”, ka thënë ai.

Mirëpo ai e ka përmendur se liderët politikë kanë tentuar me dekada ta dëmtojnë kujtesën kolektive për Holokaustin, për fitore të veta. Në disa raste, izraelitët janë zemëruar keq, kur janë bërë krahasime të tilla. Në një fjalim të mbajtur më 2016, në ditën përkujtimore për Holokaustin, Yair Golan, atëherë zëvendës-shef i ushtrisë izraelite, ka thënë se është dëshmitar i “proceseve të përzierjes” në shoqërinë izraelite, që ia kujtojnë fashizmin në Gjermaninë e periudhës naziste. Fjalimi ka nxitur reagime të ashpra nga liderët izraelitë dhe kjo besohet se ka qenë arsyeja pse ai ka hequr dorë nga pozita që e ka pasur.

Ndërkohë, disa kritikë të Izraelit i krahasojnë veprimet izraelite kundër palestinezëve me ato të nazistëve, të cilat Izraeli i dënon si antisemitike. Mairav Zonszein, analiste e lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, ka thënë se Holokausti është duke u përdorur nga izraelitët dhe aleatët për të krijuar legjitimitet për sulmet kundër Hamasit, të cilat i kanë lënë të vdekur të paktën 2.200 palestinezë, dhe për ta rritur apelin të hebrenjtë në diasporë. Ajo beson se krahasimet e tilla mund të kenë pasoja të rrezikshme për mënyrën si mund të zhvillohet lufta.

“Kur përmendet Holokausti, ajo është e keqja mbi të gjitha të këqijat”, ka thënë Zonszein, duke shtuar se përgjigja e Izraelit mund të jetë shumë e ashpër. /REL



Ju sugjerojmë

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
62-vjeçarja humbi jetën, dyshohet se zjarri në apartament u vu nga djali i saj
Aktualitet

Berat/ Përfshihet nga flakët një banesë. Pëson djegie të lehtë zonja e shtëpisë

9 Qershor, 2025 2:41 pm
Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska
Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

9 Qershor, 2025 2:30 pm
Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi
Aktualitet

Shisnin droga të forta në ambientet e argëtimit, arrestohen dy anglezë në Dhërmi

9 Qershor, 2025 2:25 pm
Para
Makina përplaset me murin rrethues të banesës, mjeti kthehet përmbys në rrugën Lezhë-Rrilë

Makina përplaset me murin rrethues të banesës, mjeti kthehet përmbys në rrugën Lezhë-Rrilë

Kaloi në heshtje tre ligje shumë të diskutuara të qeverisë, flet Begaj

Presidenti Begaj: Samiti në Tiranë, ngjarje historike për rrugëtimin europian të Shqipërisë

Ministri Hasani mirëpret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel

Ministri Hasani mirëpret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel
















TE FUNDIT

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
9 Qershor, 2025

Janë shpallur 55 projektet fituese të thirrjes së parë për bashkëprojekte ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe diasporës akademike, mbështetur nga programi...

Lexo më shumë

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
9 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shqyrtuar sot kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar nga qelia....

Lexo më shumë

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
9 Qershor, 2025

Hetimet për ish-Presidentin Ilir Meta janë zgjatur me 6 muaj. Mësohet se avokati i Metës është shprehur se Prokuroria e...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
9 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar një 44-vjeçar në Divjakë, pasi plagosi me thikë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com