Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, mori pjesë ditën e sotme në homazhet për viktimat e 21 janarit.
Balla së bashku me zyrtarëve të tjerë të PS dhe familjarë dërguan lule në vendin ku u vranë viktimat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se nuk kanë qëndruar indiferentë ndaj kësaj çështje, por presin të veprojë drejtësia.
“Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë. Ne kemi qenë dhe jemi qartësisht në anën e drejtësisë me besimin e palëkundur se i takon vetëm të drejtësisë së re të bëjë drejtësinë e munguar për 21 Janarin, në dritën e vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe me besimin te Prokuroria e Posaçme. Ne jemi në anën e drejtësisë dhe presim drejtësi,” shkruan Balla.