Një person është qëlluar mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku si pasojë ka mbetur i vrarë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Ri. Sipas policisë viktima është gjetur në shtëpinë e Ndok Vecaj, i moshës 76 vjeç.
Nga raportimet e policisë, viktima i cili kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor, kishte hyrë natën në shtëpinë e 76 vjeçarit.
Ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri pa paralajmërim dhe pa e parë se kush ishte.