Tre persona kanë mbetur të vrarë pasditen e sotme, në rrugën “Ismail Qemali,” në Gjakovë. Viktimat janë vëllezërit, Valon dhe Ilir Islamaj, nga fshati Madanaj i Gjakovës, dhe Zef Krasniqi. Dyshohet se ata u qëlluan nga Gjelbrim Gjoshi.
Vrasja ka ndodhur pranë një lokali, ku po qëndronin viktimat. Vrasësi mësohet se ka ardhur me makinë dhe ka qëlluar menjëherë drejt tyre.
Sipas mediave kosovare, para një muaji vëllezërit Islamaj kishin dhunuar fizikisht Gjelbrim Gjoshin, në një hotel në fshatin Shkugëz. Konflikti i tyre i mëparshëm dyshohet se ka qenë motivi i vrasjes së trefishtë.
Tv Klan