Elemente të rinj vazhdojnë të dalin në dritë mbi ngjarjen e ndodhur sot në Durrës, ku 39-vjeccari Shpëtim Shala u qëllua për vdekje me 15 plumba kallashnikovi. Mendohet se Shala ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, ndërsa vrasësi e ka ndalur. Duket se mes viktimës dhe vrasësit ka patur njohje, cka e bërë Shalën të ndalë makinën, por ende pa hapur xhamin, është përballur me breshërinë e plumbave që i ka rënë kryesisht në kraharor dhe në anën e majtë. Shala ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Durrësit. Ai posedonte një plazh privat, në zonën ku u qëllua sot dhe njëkohësisht është marrë me biznesin e lojërave të fatit.