Po zbulohen të tjera detaje rreth ngjarjes së ndodhur në mesditë në zonën e Plazhit Iliria në Durrës, ku biznesmeni Shpëtim Shala u gjet i vrarë me armë zjarri në makinën e tij. Babai i tre vajzave thuhet se disa ditë më parë ka pasur një konflikt me disa persona, edhe pse nuk dihet nëse ky konflikt ka pasur të bëjë me ngjarjen e sotme apo jo.