Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me atentatin e mbrëmshëm në Vlorë, ku humbi jetën 41-vjeçari Leartiad Keka (Lekaj).
Mësohet se ndaj tij është qëlluar me dy armë zjarri. Përveç kallashnikovit të gjetur në makinën e djegur që u përdor nga autorët, arma e dytë dyshohet se ka qenë pistoletë.
Në automjet kanë qenë tre persona. Në trupin e viktimës janë gjetur gjashtë plumba në trup dhe kokë që i kanë shkaktuar vdekjen.