Personi që ka humbur jetën nga goditja e thikës nuk është 20 vjeç por 54 vjeç. Saktësimi u bë nga policia e cila dha edhe identitetin e plotë të viktimës. 54 vjeçari Luan Konfrencka, ka humbur jetën rrugës për në spital. Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e sherrit që i kushtoi jetën 54 vjeçarit. Ndërkohë policia ka identifikuar dy persona, A.V, V.I. si autorë të dyshuar të ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tyre.
Per te njejten ngjarje: vrasje ne Tirane