Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Shkodër/ Dyshime për pazare në parcelat e drogës 

2016/09/17 at 2:18 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Shkodër/ Dyshime për pazare në parcelat e drogës 

Konflikti për pronën dhe dyshimet për pazaret në parcelat me kanabis kanë çuar në vrasjen e një 31­vjeçari. Viktima është shtetasi Gjokë Arra nga fshati Gjuraj i njësisë Pult në Dukagjin. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 10:15, kur 31­-vjeçari ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje sipas Policisë janë vëllezërit Çesk e Luigj Bludaj, përkatësisht 37 dhe 31 vjeç. Të dy të dyshuarit janë banues në të njëjtin fshat me viktimën. Nga të dhënat që disponon grupi hetimor, bazuar edhe në dëshmitë e banorëve, fillimisht mes dy vëllezërve të dyshuar si autorë të vrasjes, Çesk e Luigj Bludaj, dhe viktimës Gjokë Arra ka nisur një debat. Pasi palët kanë fyer njëri­-tjetrin, njëri prej vëllezërve dyshohet se ka marrë armën e zjarrit automatik dhe ka qëlluar në drejtim të 31­ vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend.

Ende nuk janë shumë të qarta motivet e ngjarjes, por policia bën të ditur se konflikti që ka çuar në vrasjen e të riut ka ardhur për arsye pronësie. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se vrasja e 31­ vjeçarit ka ardhur pas debateve për parcelat e mbjella me kanabis. Dyshohet se njërës palë policia e Shkodrës, gjatë aksioneve në Dukagjin, i ka asgjësuar mijëra rrënjë kanabis, ndërsa palës tjetër jo. Për këtë shkak, dyshohet se mes palëve kanë nisur edhe debatet duke akuzuar njëritjetrin se kishin “spiunuar” në polici parcelat e mbjella, çka përfundoi deri në vrasjen e djeshme. Ende nuk është bërë e qartë nëse kjo pistë është shkaku i vërtetë pasi zyrtarisht Policia konfirmoi se shkak është pronësia, pa specifikuar për çfarë bëhej fjalë.

Por burimet nga grupi i hetimit thanë se dyshimet në lidhje me pistën e mësipërme janë të forta. Ajo që ua bën të vështirë uniformave blu vërtetësinë për shkaqet e konfliktit është se parcelat me kanabis dyshohet se kanë qenë të mbjella në toka pa pronarë, por që administroheshin nga ana e tyre. Policia ka bërë të ditur se detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë do të jepen pas verifikimeve dhe hetimeve të bazuara edhe në fakte. Policia e Shkodrës sapo ka marrë njoftimin për vrasjen e 31­ vjeçarit Gjokë Arra, është nisur drejt vendit të ngjarjes në ndjekje të dy vëllezërve. Mësohet se drejt Dukagjinit janë nisur forcat policore të komisariatit Shkodër, si dhe dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë bashkë me grupin hetimor, për të bërë të mundur kapjen e dy vëllezërve Bludaj, por edhe zbardhjen e shkaqeve të vrasjes së 31­ vjeçarit në fshatin Gjuraj. Nga Shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit Shkodër janë ngritur pikat e kontrollit në hyrje të zonës dhe janë në ndjekje të autorëve. Sot policia njoftoi arrestimin e nje prej autoreve, pikerisht Luigj Bludaj. /Panorama

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Atentat në mes të qytetit, personat e armatosur largohen me një automjet

Atentat në mes të qytetit, personat e armatosur largohen me një automjet

Prova se fantazmat ekzistojnë, ja çfarë zulojnë këta të rinj në varreza 

Prova se fantazmat ekzistojnë, ja çfarë zulojnë këta të rinj në varreza 

Premier League/ Liverpul triumfon ndaj Chealsea 

Premier League/ Liverpul triumfon ndaj Chealsea 

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com