Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Shëngjergj/ Prangoset i kërkuari, kishte dijeni për ngjarjen

2016/10/15 at 11:04 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vrasja në Shëngjergj/ Prangoset i kërkuari, kishte dijeni për ngjarjen

Shkon në tre numri i të arrestuarve për ngjarjen e Shëngjergjit, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari, Besnik Pudja. Policia njofton se sot ka arrestuar edhe shtetasi e kërkuar, Halit Dusha, 37 vjeç, banues në Tiranë.


“Ky shtetas ka qënë i shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka patur dijeni për vetëvrasjen e shtetasit Besnik Pudja dhe në bashkëpunim me Besnik Pudjan dhe disa shtetas të tjerë janë autorë të dyshuar për kultivimin e 2889 bimëve të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva, në fshatin Urë, Kollagjesh”- njofton policia.

Nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Arrestimet e para 

Mbrëmjen e së enjtes, dy persona janë ndaluar në Shëngjergj, në lidhje me vdekjen misterioze të Besnik Pudjes, të gjetur me plagë plumbi në kokë, pasi, sipas burimeve nga grupi hetimor, nuk e denoncuan ngjarjen në Polici.

Ata janë Alges Liçi, 19 vjeç, banues në Tiranë  dhe Dritan Buzo, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.  “Panorama” sjell foton e Dritan Buzos, 30 vjeç.

Ka qenë Alges Liçi ai që është plagosur në shpatull nga plumbi që vrau Besnik Pudjen.

Edhe vetë i ndaluari e ka shpjeguar se ngjarja ishte vetëvrasje. Megjithëse tregohen shumë të rezervuar në lidhje me informacionet rreth ngjarjes, burimet pranojnë se objekti ku u gjet i vetëvrarë Besnik Pudja, ishte në ndërtim e sipër dhe nuk përjashtohet mundësia që mund të përdorej si magazinë për bimë narkotike.

Këtë e kanë pohuar para oficerëve të Policisë edhe dy të ndaluarit, që po kërkoheshin prej më shumë se 3 ditësh në malet e Shëngjergjit.

Ata kanë pohuar se ndodheshin aty, pasi i kishte thirrur Besnik Pudja, për të ndërtuar magazinën, por pa e përcaktuar se për çfarë do të përdorej.

DESHMITE

Zbardhet dëshmia e dy të arrestuarve nga policia e Tiranës, pas hetimeve për vrasjen e 36-vjeçari, Besnik Pudja, për të cilin policia e njoftoi si vetëvrasje, kurse prokuroria po e heton si vrasje.

“Panorama” zbardh detaje nga dëshmia e të ndaluarve, Alges Liçi, 19 vjec dhe Dritan Buzo, që atë natë kanë qenë së bashku me viktimën, por nuk e treguan ngjarjen.

Mësohet se të ndaluar janë Alges Liçi, 19 vjec dhe Dritan Buzo, të cilët sipas policisë kanë pasur dijeni për ngjarjen. Në kërkim u shpall Halit Dusha, i akuzuar për kultivim hashashi së bashku me viktimën.

Dëshmia 

Dy të ndaluarit, në deklarimet që kanë dhënë në Polici, ku vijojnë të mbahen për “moskallëzim krimi”, kanë treguar se Besnik Pudja kishte pirë shumë raki para se të vriste vetën.

“Në një moment, siç ishte i ulur dhe duke mbajtur një pistoletë në dorë, ai u ngrit në këmbë duke thënë se do ikte në shtëpi. Në momentin që ishte gjysmë i ngritur, ka shkrepur armën. Unë isha me shpinë nga ai. Por ai plumb, me të cilin ai vrau veten, më ka goditur mua në shpatull, pasi isha para tij”, është shprehur njëri nga të ndaluarit, raporton “Panorama”.

Disa të njohur të 36-vjeçarit, që janë marrë në pyetje në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, kanë pohuar se viktima mbante gjithmonë pistoletë me vete. Madje, bashkë me plumbat e vërtetë, kishte edhe dy gome, me të cilët bënte shkrepje të armës herë pas here në trupin e tij.

Ndërsa disa të tjerë kanë pohuar se ditët e fundit ai po interesohej për të blerë tuba që përdoren për ujitjen e hashashit. Sipas Policisë, kjo e dhënë sjell dyshime se edhe vetë viktima mund të jetë marrë me kultivimin e kanabisit në malet rreth Shëngjergjit.

“Panorama” shkruan sot se ata kanë qenë bashkë me viktimën në vendin ku ai kreu vetëvrasje dhe janë larguar pa e raportuar më parë në sallën operative.

Madje, njëri prej të ndaluarve është i plagosur me një plumb në shpatull. Burimet thanë se ai është qëlluar nga i njëjti plumb që vrau 36- vjeçarin.

Arrestimi sipas policisë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 07.10.2016, në Shëngjergj ku është gjendur i vdekur shtetasi Besnik Pudja, Specialistët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur identifikimi e personave të cilët dyshohet të kenë dijeni për ngjarjen.

Më datë 13.10.2016 është bërë ndalimi i shtetasve: – Alges Liçi, 19 vjeç, banues në Tiranë -Dritan Buzo, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Si dhe është bërë shpallja në kërkim i shtetasit, H. D., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtyre dy shtetasve është bërë për arsye se keta dy shtetas dyshohet të kenë qënë të pranishëm në ngjarjen ku dyshohet se ka vrarë veten shtetasi Besnik Pudja. Nga hetimet e kryera këta dy shtetas kanë patur dieni për ngjarjen dhe janë përpjekur për ta fshehur atë.

Në atë ngjarje, dyshohet se shtetasi Alges Liçi ka mbetur i plagosur në krah nga predha e cila ka dalë nga arma që ka sjellë vdekjen e shtetasit Besnik Pudja.

Shpallja në kërkim e shtetasit H. D., është bërë për arsye se ky shtetas dyshohet se në bashkpunim me shtetasin Besnik Pudja kanë kultivuar bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”.

Materialet Proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mos kallzimit të krimit” dhe “Kultivim te bimeve narkotike” e kryer ne bashkpunim, parashikuar nga Nenet 300 dhe 284-25 të Kodit Penal/ E.Delia (panorama)

 



Ju sugjerojmë

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje
Aktualitet

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje

13 Korrik, 2025 1:13 pm
Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth
Aktualitet

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

13 Korrik, 2025 12:56 pm
Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

13 Korrik, 2025 12:49 pm
Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues
Aktualitet

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues

13 Korrik, 2025 12:34 pm
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend: U raportuan 18 raste, mbeten aktive 2 vatra

13 Korrik, 2025 12:15 pm
Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile
Rajoni

Deputeti gjerman: Kosova ka nevojë për qeveri stabile

13 Korrik, 2025 12:00 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

13 Korrik, 2025 11:39 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e tij për të përfituar para, 28-vjeçari…

13 Korrik, 2025 11:21 am
VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës
Aktualitet

VIDEO/ Rama: Spektakël delfinësh në bregdetin magjepsës të Himarës

13 Korrik, 2025 11:09 am
Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari
Aktualitet

Dyshohet se plagosi nga pakujdesia me armë zjarri një shtetas,arrestohet 51-vjeçari

13 Korrik, 2025 10:51 am
Para
“I kërkuari nga policia për vdekjen e Arditit, shfaqet në inagurimet e qeverisë”

"I kërkuari nga policia për vdekjen e Arditit, shfaqet në inagurimet e qeverisë"

Kur Presidenca ka më pak vlerë se e shkuara!

Kush i fryn perçarjes Shqipëri - Kosovë?

FIFA vendos rregulla të reja për botërorin

FIFA vendos rregulla të reja për botërorin
















TE FUNDIT

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje
13 Korrik, 2025

Në kuadër të aksionit të ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare për të goditur paligjshmërinë në fushën e ndërtimit, Operatori i Shpërndarjes...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth
13 Korrik, 2025

Ka vijuar edhe këtë të dielë aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Situata ditën e...

Lexo më shumë

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë
13 Korrik, 2025

Ditën e sotme ka vijuar në Tiranë lirimi i hapësirave publike të zëna në mënyrë të kundërligjshme. Mësohet se është...

Lexo më shumë

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues
13 Korrik, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me politikanin shqiptar, Ali Ahmetin. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com