Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

2025/11/11 at 10:52 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

Ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën dhe mbarë vendin më 11 nëntor ka ndodhur vetëm 20 metra larg protokollit të shtetit, në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani.

Gazetari Merin Maçi në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka dhënë detaje të reja dhe dinamikën e plotë të atentatit, të cilin e përshkroi si një ekzekutim të mirëorganizuar.

“Automjeti i viktimës është përballur me breshëri plumbash. Makina ka vijuar drejt, duke hyrë kundravajtje. Plumbat kanë shkuar edhe në një hotel aty pranë”,  tha Maçi.

Sipas tij, tre persona të armatosur me kallashnikovë kanë zbritur nga një mjet dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës së viktimës, ndërsa sulmi ka ndodhur me gjakftohtësi të plotë.

“Njëri nga autorët, pasi i bllokohet arma, i kërkon bashkëpunëtorit kallashnikovin dhe qëllon sërish drejt Gilmando Danit. Çdo gjë ka ndodhur me qetësi, pa pasur asnjë patrullë policie aty pranë. Skuadra e atentatorëve ishte si togë pushkatimi”, theksoi gazetari.

Sipas Maçit, autorët kanë vepruar me profesionalizëm dhe duket se kanë qenë të mirëinformuar për lëvizjet e viktimës.

“Policia e ka ngjarjen të filmuar. Personi që afrohet pranë Gilmando Danit dukej ‘profesionist’, çdo gjë e bënte me qetësi. Autorët kanë qenë me maska”, u shpreh ai.

Gazetari shtoi se Gilmando Dani kishte qenë më parë objekt i një atentati të ngjashëm në të njëjtën zonë, por kishte arritur të shpëtonte.

Ndërkohë, i plagosuri Muçi Shaljani, punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ndodhet në gjendje tepër të rëndë.

“Polici nuk ka qenë me precedentë të theksuar kriminal, por njihej si lidhje shoqërore me grupin e Emiljano Shullazit”, sqaroi Maçi.

Sipas tij, hetuesit dyshojnë për ekzistencën e një informatori që mund të ketë ndihmuar atentatorët, ndërsa një automjet që dyshohet se ka qenë në vëzhgim të viktimës po verifikohet nga policia.

“Grupi i Gilmando Danit ka pasur hesape të hapura me shumë persona. Pista kryesore është përplasja mes grupeve kriminale. Grupi i Shullazit, i evidentuar edhe nga SPAK, ‘punonte’ edhe nga burgu”, deklaroi gazetari.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme 11 nëntor, në një atentat pranë Rinasit, u vra Gilmando Dani, ndërsa u plagos Muçi Shaljani, që dyshohet se është punonjës i AMP-së./ Marrë nga: Tvklan.al

Ju sugjerojmë

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore
-U tha në Opinion

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore

11 Nëntor, 2025 10:38 pm
Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën
-U tha në Opinion

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën

11 Nëntor, 2025 10:31 pm
Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
Sport

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

11 Nëntor, 2025 9:07 pm
Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët
Kryesore

Propozimi në mbledhjen e PD: Deputetët të hyjnë në grevë urie, bashkë me familjarët

11 Nëntor, 2025 8:53 pm
Zbulohet një specie e re blete në Australi
Life Style

Zbulohet një specie e re blete në Australi

11 Nëntor, 2025 8:46 pm
Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja
Sport

Ndeshja Shqipëri – Angli/ Udhëzime për tifozët nga Policia e Shtetit dhe FSHF-ja

11 Nëntor, 2025 8:01 pm
Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve
Sport

Kupa e Botës, çmimet e parkimit më të shtrenjta se çmimet e biletave të ndeshjeve

11 Nëntor, 2025 7:18 pm
Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas
Kronikë

Ky është punonjësi i AMP-së i cili shoqëronte Gimando Danin në Rinas

11 Nëntor, 2025 6:18 pm
Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja
Kronikë

Atentati me një të vrarë dhe një të plagosur në Rinas, si ndodhi ngjarja

11 Nëntor, 2025 6:01 pm
Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP
Kronikë

Atentati me një viktimë në Rinas, i plagosuri punonjës i AMP

11 Nëntor, 2025 4:30 pm

TE FUNDIT

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë

Vrasja në Rinas, gazetari: Si togë pushkatimi, 3 vetë me kallashnikovë
11 Nëntor, 2025

Ngjarja e rëndë që tronditi sot Tiranën dhe mbarë vendin më 11 nëntor ka ndodhur vetëm 20 metra larg protokollit...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore

Atentati në Rinas, Këlliçi: Vrasje shtetërore
11 Nëntor, 2025

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se atentati i ndodhur sot në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën

Atentati në Rinas, gazetarja: 30 kamera sigurie, por autorët u zhdukën
11 Nëntor, 2025

Në lidhje për emisionin “Opinion”, gazetarja e Klan News, Glidona Daci ka folur për vrasjen Gilmando Danit dhe plagosjen Muçi...

Lexo më shumë

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua

Ronaldo: Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për mua
11 Nëntor, 2025

Sulmuesi i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka konfirmuar se Kupa e Botës 2026 do të jetë e fundit për të. Sipas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com