Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Prizren, Kryeprokurori jep detaje: 6 të ndaluar, arma nuk është gjetur

2023/01/03 at 4:01 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje nga vrasja e 31-vjeçarit, dyshohet se qëlloi me armë pronari i lokalit në Prizren

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në dalje të Prizrenit, ku mbeti i vrarë një 31-vjeçar me origjinë nga Kukësi dhe u plagos një 27-vjeçar.


Kryeprokurori Shala tha për gazetën Ekspres se konflikti ka nisur në lokalin “Kobra City” lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve. Ai po ashtu konfirmon ndalimin e 6 personave mes të cilëve edhe ndalimin e Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra”, në një kohëzgjatje prej 48 orësh.

Kryeprokurori Admir Shala tha se prokuroria është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit, ndërsa arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi nuk është gjetur akoma.

Ai tha se Dibran Hoxhaj është i dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në dhunë”.

Mediat kosovare raportuan sot se dëshmitarët kanë deklaruar në polici se motivi i mundshëm i vrasjes dhe plagosjes është fatura e shërbimeve në vlerë prej 400 euro.

“Sot në orën 04:10, policia ka marrë informatë se ka pasur të shtëna në afersi të lokalit “Kobra City”, në dalje të Prizrenit rruga Prizren- Kukës. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin “Kobra City” me disa shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve”, tha kryeprokurori Admir Shala.

“Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjetin e tyre te markes Audi, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre”, shtoi ai.
Shala thekson se 27-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

Ndër të tjera kryeprokurori Shala theksoi se organet e rendit të Kosovës dhe Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e rastit.

“Prokuroria Themelore në Prizren së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të sigurimit te provave dhe zbardhjes së rrethanave të ngjarjes. Organet e zbatimit të ligjit të Kosovës dhe ato të Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. I dyshuari D.H. dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë”, tha Shala.

Pas bastisjes, është mbyllur lokali “Kobra City” në Prizren. Në vendngjarje janë gjetur të paktën tri gëzhoja plumbash. Kontrolle janë kryer edhe në banesën e Dibran Hoxhaj.



Ju sugjerojmë

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
Emisionet

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 6:49 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

18 Nëntor, 2025 6:18 pm
Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin
Sport

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

18 Nëntor, 2025 5:52 pm
Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?
Rajoni

Pse investitorët e huaj po ikin nga jugu i Serbisë?

18 Nëntor, 2025 5:47 pm
Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës
Kryesore

Rama në Forumin e Zgjerimit: Shqipëria sjell shpirtin e madh të dikurshëm të Europës

18 Nëntor, 2025 5:43 pm
Para
Buzëqeshje, selfie dhe foto familjare në ceremoninë mortore të Pele

Buzëqeshje, selfie dhe foto familjare në ceremoninë mortore të Pele

Kina kritikon kufizimet e udhëtimit për qytetarët e saj

Kina kritikon kufizimet e udhëtimit për qytetarët e saj

Rënie e ndjeshme e çmimeve të gazit natyror në Evropë

Rënie e ndjeshme e çmimeve të gazit natyror në Evropë
















TE FUNDIT

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
18 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve....

Lexo më shumë

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
18 Nëntor, 2025

Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po...

Lexo më shumë

BE propozon “Shengen ushtarak”

BE propozon “Shengen ushtarak”
18 Nëntor, 2025

Bashkimi Evropian synon të krijojë një lloj "Shengeni ushtarak" në mënyrë që automjetet dhe ushtarët të mund të lëvizin shpejt...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
18 Nëntor, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një takim me Shtabin e Emergjencave në Lezhë për të analizuar situatën e krijuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com