Policia nuk ka mbërritur ende në një version zyrtar, pasi hetimet janë në vijim, por dyshimet e para lindën nga dëshmitë kontradiktore të dhëna nga familjarët në polici.
Burime policore bëjnë me dije për “Panorama Online” se pas krimit policia ka shoqëruar familjarët e vitkimës Mirosh Djaloshi, për t’i marrë në pyetje.
Ata nuk kanë qenë të qartë në ato që kanë deklaruar, duke dhënë versione kontradiktore, çfarë e ka bërë policinë të dyshojë për ngjarjen.
Një nga pistat që po hetohen janë konfliktet brenda familjes. 54-vjeçari u gjet i pajetë në oborrin e banesës, me plagë në kokë, si pasojë e goditjeve me sende të forta./ Panorama.al