Një person ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës gjatë një atentati.
Mësohet se viktima është identifikuar si Nikolin Marku (Lekstakaj), i cili është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar, në hyrje të një marketi.
Mësohet se ai ka blerë një Cola dhe më pas është larguar, por në monetin që ka qenë pranë derës së marketit, është qëlluar me armë.
Dyshohet se ngjarja ka lidhje me vrasjen e Ardian Nikulajt më 19 prill në Shëngjin.