Artan Marku tregoi se si e vrau një ditë më parë mikun e tij Arben Kanina, me të cilën ndante qeranë e shtëpisë në Kamëz. Ai pohoi se të dy ishin nën efektin e alkoolit kur Kanina i tregoi se kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 10-vjeç.
Pasi dëgjoi historinë, Marku e quajti “pedofil” shokun e tij. 50 vjeçari është ofenduar dhe në atë moment nisi sherri mes të dyve deri sa Marku, e mbyti me një shkelm në fyt.
Policia mori në pyetje babain e vajzës së mitur. Por ai e ka mohuar kategorikisht versionin e rrëfyer nga vrasësi dhe thote për Tv Klan se ky është justifikim i tij për krimin.
Arben Kanina u vra si pasojë e dhunës gjatë mbrëmjes së të shtunës në godinën numër 8 në Institutin Bujqësor të Kamzës. Trupi i pajetë i tij u gjet mëngjesin e së dielës nga banorët e tjerë të godinës, ndërsa policia e arrestoi 46 –vjearin Artan Marku në rrugën e Barrikadave, në Tiranë. /Tv Klan
*Ne foto autori i krimit