Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e ndodhur ditën e djeshme në Fierm ku viktim mbeti Elton Javori.
Ky i fundi u qëllua me armë zjarri nga Agrim Gashi, teksa të dy ishin duke lëvizur me makina të ndryshme.
Në një rrugicë dytësore, autpomjeti i autorit është afruar pranë mjetit tip “Porsche” të viktimës dhe pasi është vënë paralel me të, Agrim Gashi ka qëlluar me pistoletë.
Zjarrit i është kundërpërgjigjur me armë edhe Elton Jvori, xhami i automjetit të të cilit ka qenë i hapur pak, por nuk ka mundur të qëllojë agresorin.
Nga plumbat që janë qëlluar ndaj 41 vjeçarit, një plumb në kokë i ka shkaktuar vdekjen. Pranë viktimës është gjetur edhe arma pistoletë me të cilën iu kundërpërgjigj të shtënave të autorit.