ELBASAN- Identifikohet viktima e Elbasanit. Ai është Sajmir Beqiri rreth 40 vjeç. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 06:00 në aksin Elbasan-Metalurgjik, pranë një lokali.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë së Elbasanit, kufoma është ende ne vendngjarje dhe po priten ekspertë nga Tirana. Sajmir Beqiri ka dyshuar se po ndiqej nga disa persona dhe ka tentuar të largohej. Kur ka zbritur nga makina është larguar disa metra por është ndjekur nga vrasesi i cili e ka qëlluar per vdekje. Ende nuk dihen autorët dhe shkaqet e konfliktit.
/Opinion.al
*Foto nga vendi i ngjarjes