Një 38-vjeçar u vra pas mesnatës në Sukth të Durrësit. Viktima, i identifikuar si Fatjon Dervishi është qëlluar me breshëri plumbash në zonën e njohur si Katund, Sukth.
Ndërkaq, mësohet se 38-vjeçari është nipi i “Arapit të Sukthit”, një personazh i njohur ky për drejtësinë.
Ai është person me precedent kriminal në trafikun e lëndëve narkotike dhe i skeduar për vrasje. ‘Arapi i Sukthit’ në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A.Cyrbja.
Ndërkohë, viktima është banor i zonës Katund Sukth dhe nuk është person me precedent të mëparshëm penal.