Teksa policia e Durrësit po vijon hetimet për të zbardhur vrasjen e 40-vjeçarit Feriz Bardhi para shtëpisë së tij, ka gjetur një mjet të djegur në zonën e Porto Romanos.
Dyshohet se makina është përdorur për vrasjen e 40-vjeçarit me banim në lagjen 18, i cili u ekzekutua sot në orën 12:55, sapo ka dalë nga banesa e tij.
Pista kryesore ku po hetohet është e shkuara e viktimës, ndërsa po merren në pyetje edhe familjarët për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm të mëparshëm të tij./Opinion.al