Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Bllok/ Kamerat, ja se si lëvizi vrasësi drejt viktimës

2016/03/29 at 6:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Bllok/ Kamerat, ja se si lëvizi vrasësi drejt viktimës

Ai është qëlluar për vdekje me dy plumba të një pistolete me silenciator, nga një person rreth 1.80 i gjatë, i veshur me të zeza dhe që mbante doreza e kapuç në kokë.

Ky ka qenë përshkrimi që ka dhënë për autorin miku i 41­vjeçarit, i cili ishte dëshmitar okular, pasi po e shoqëronte drejt shtëpisë së motrës, pasi dolën nga lokali i basteve sportive.

Përshkrimi i dhënë është konfirmuar edhe nga pamjet e disa prej kamerave të sigurisë që janë verifikuar.

Policia sekuestroi 10 kamera të bizneseve private pranë vendngjarjes, një pjesë e të cilave kanë regjistruar momentin e vrasjes.

Megjithatë autori është treguar i kujdesshëm, pasi fytyra nuk i duket në asnjë sekuencë.

Me shumë mundësi, si vrasës profesionist, siç e cilëson Policia, ai mund ta ketë studiuar zonën prej disa ditësh.

Ndoshta ka nisur që para 20 ditësh, kur është mësuar se Ajet Zeqaj ishte kthyer nga Franca.

Nga lëvizjet që ka kryer, mënyra e se si ka realizuar vrasjen e më pas fshehja e armës, pa lenë asnjë gjurmë, tregon se ai kishte përgatitur gjithçka.

Autori ka hyrë në tunelin e pallatit nga rruga kryesore dhe ka pritur gati 5 minuta në anën tjetër të tij, aty ku ishte hyrja e pallatit, ku banon motra e Ajet Zeqajt.

Ai ka qëndruar aty, mesa duket i vetëdijshëm, apo i informuar se 41­vjeçari do të dilte nga lokali i basteve në atë kohë dhe do të kalonte pikërisht në vendin ku po e priste.

Në këtë moment, kur e ka parë që ka kaluar tunelin dhe është shfaqur shumë pranë tij, autori e ka qëlluar nga afër pas koke me dy plumba

Ka hedhur pistoletën pas një vazoje të madhe betoni dhe është kthyer mbrapsht, duke përshkuar sërish tunelin, andej nga kishte hyrë, që të nxjerr në rrugën “Sami Frashëri”, për të kaluar më pas në një rrugicë pas shkollës “11 janari”, për të dalë në rrugën “Andon Zako Çajupi”, duke iu drejtuar bulevardit “Bajram Curri”, në Unazë.

Aty autori humbet gjurmët, ndërsa dyshohet se mund të jetë rifutur në zonën e ish­Bllokut, duke bërë t’i shmangej edhe kontrolleve të mundshme të policisë. Ky itinerar është siguruar nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve në këto rrugë./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
Bota

Trump shton tensionet:E dimë ku fshihet lideri i Iranit, s’do ta vrasim për momentin

17 Qershor, 2025 8:00 pm
Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025
Aktualitet

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025

17 Qershor, 2025 7:37 pm
Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare
Aktualitet

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare

17 Qershor, 2025 7:35 pm
Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro
Rajoni

Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
Bota

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar
Aktualitet

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar

17 Qershor, 2025 6:46 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump: Kemi kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit!

17 Qershor, 2025 6:34 pm
Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit
Politikë

Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit

17 Qershor, 2025 6:25 pm
Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët
Bota

Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët

17 Qershor, 2025 6:16 pm
Para
2 vjet peng nga një i sëmurë psikik, arratiset 15 vjeçarja

2 vjet peng nga një i sëmurë psikik, arratiset 15 vjeçarja

Ironia e çunave të FRPD-së/ Sot në burg nesër deputetë

Ironia e çunave të FRPD-së/ Sot në burg nesër deputetë

Përdhunuesi më i rrëzikshëm dënohet me 1500 vite burg

Përdhunuesi më i rrëzikshëm dënohet me 1500 vite burg

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
17 Qershor, 2025

Berlini, kryeqyteti i Gjermanisë, përkujtoi 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953, në të cilën më shumë se një milion vetë u...

Lexo më shumë

Trump shton tensionet:E dimë ku fshihet lideri i Iranit, s’do ta vrasim për momentin

SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
17 Qershor, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë një tjetër reagim, duke shtuar tensionet në lidhje me situatën mes vendit të...

Lexo më shumë

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025
17 Qershor, 2025

Eurostat, ka publikuar një raport lidhur me numrin e kërkesave për azil, për periudhën mars të vitit 2025. Sipas këtij...

Lexo më shumë

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare
17 Qershor, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka pritur sot në një takim Presidentin e Eurojust, Michael Schmid. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com