Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja në Bllok/ Bishti i cigares ‘tradhtoi’ vrasësin Jani Alia

2016/05/25 at 3:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja në Bllok/ Bishti i cigares ‘tradhtoi’ vrasësin Jani Alia

Policia ra në gjurmët e vrasësit të Elton çiços nga disa shenja që lanë autorët, përmes të cilave nuk do ta kishte marrë mendja kurrë se do zbulohen. Shqiptarja.com e cila u referohet burimeve nga policia shkruan se autori u gjet pasi u bë ADN-ja e bishtit të cigares që ai kishte hedhur jo larg nga vendi i ngjarjes.

Bishti i cigares është gjetur nga ekspertët bazuar në rrëfimet e dëshmitarëve mbi lëvizjet e mundshme të autorëve të krimit para apo pas ngjarjes. Nga rrëfimet e dëshmitarëve është mësuar se personi që dyshohej se kishte kryer vrasjen, kishte zbritur nga një veturë “Ford” fokus me ngjyrë të zezë.

Në momentin e zbritjes personi hodhi një cigare pasi e kishte thithur. Kjo cigare është marrë dhe analizuar nga ekspertët për për gjetjen e kampioneve biologjike të pështymës.

Pas analizimit të kampioneve të saj dhe krahasimit të të dhënave të ADN- së së Jani Alisë që ishin administruar më parë nga policia, u konfirmua se personi që kishte qëlluar mbi Elton Çiçën ishte pikërisht ai. Analiza janë bërë po ashtu edhe me kampione të djersës së gjetur në rrobat e Jani Alisë, të gjetura në banesën e këtij të fundit, në rrugën e Kavajës, raporton Shqiptarja.com.

Ndërkaq hetuesit kanë konfirmuar se mjeti i përdorur për krimin, është blerë nga Renato Milloshi, dy ditë para ngjarjes, pikërisht për të kryer atentatin ndaj Elton Çiçës.

Djali i ish- kryetarit të partisë komuniste të Shqipërisë Hysni Milloshi, doli në skenë si njeri që kishte ndihmuar Alinë, nisur nga lidhjet dhe njohjet që kishte me të. Shkak për vrasjen sipas policisë është identifikuar një konflikt i vjetër që të dy personat kanë pasur shumë vite më parë, që kur ata ishin në burg në Greqi.

Veç djalit të Hysni Milloshit, Renato Milloshit dhe Jani Alisë, policia e kryeqytetit ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga policia.

Ju sugjerojmë

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
Rajoni

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

11 Korrik, 2025 10:29 pm
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Para
A është i dëmshëm rrezatimi në trupin tonë?

A është i dëmshëm rrezatimi në trupin tonë?

Facebook me teknologji të re për të verbrit

Kujdes nga maniakët në Facebook. Ja si e përndoqi 51 vjeçari një të ri

Video/ Kjo është dalja e parë publike e Florianit të vogël

Video/ Kjo është dalja e parë publike e Florianit të vogël

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
12 Korrik, 2025

3 radarë inteligjentë “Poliscan” do të monitorojnë të gjitha akset rrugore në 24 orë, për 7 ditë të javës. Sipas...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
12 Korrik, 2025

Ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
12 Korrik, 2025

Dashi Pozicioni i yjeve do t’ju detyrojë që të merrni disa vendime të rëndësishme. Nëse doni shprehni ndjenjat. Kjo do...

Lexo më shumë

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
11 Korrik, 2025

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com