Teknologu i Uzinës së Ballshit është vrarë në mënyrë misterioze. Trupi i pajetë u gjet me shenja dhune dy javë pasi 57 vjeçari rezultoi i zhdukur.
Shefo Duraj u zhduk pa lënë gjurmë pasi doli nga turni i tretë në uzinën e Ballshit ku punonte prej 20 vitesh. Trupi i tij u gjet mbrëmjen e së martës në pyllin e fshatit kalenjë në gjendje të dekompozuar por paraprakisht ekspertët thanë se viktima nuk ka vdekur për shkaqe natyrale.
Në kokë janë vërejtur plagë dhe fraktura të kafkës ndaj ekspertët mjeko-ligjorë po kryejnë këqyrje të hollësishme për të sqaruar rrethanat e vdekjes, pasi ka dyshime të forta se mund të jetë vrarë.