Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja me snajper e 23-vjeçarit, ende pa autor/ Prokuroria heton edhe për ngatërrim të shënjestrës

2024/01/09 at 3:51 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja me snajper e 23-vjeçarit, ende pa autor/ Prokuroria heton edhe për ngatërrim të shënjestrës

Dy ditë pas vrasjes së 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati në Vlorë, policia dhe prokuroria ende nuk kanë rënë në gjurmët e autorëve.

Hetimet e zhvilluara deri në këtë fazë kanë ngritur dyshimet se i riu i ekzekutuar me snajper mbrëmjen e së dielës në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, mund të jetë vrarë gabimisht.

Sipas tyre nuk përjashtohet mundësia që shënjestër e këtij atentati mafioz të ketë qenë xhaxhai i tij, Benard Sinomati. Ky i fundit ka qenë së bashku me viktimën në banesën ku u qëllua i riu, i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika, vend ku dhe jeton.

23-vjeçari ka qenë në ambientet e brendshme të banesës në afërsi të vetratës prej xhami, të cilën e kishte ulur pak për të qarkulluar tymin e cigares që po konsumonte. Mungesa e ndriçimit në rrugë sipas hetuesve mund të ketë ndikuar tek ngatërrimi i shënjestrës nga qitësi.

Dyshimi i krijuar nga policia dhe prokuroria vjen për shkak se xhaxhai i viktimës ka qenë shënjestër edhe e një sulmi me tritol në janar të 2021, ku po në lagjen Hajro Çakërri iu hodh në erë me eksploziv makina.

Ndërkohë sa i takon autorëve të kësaj vrasje që dyshohet se ishin të paktën 3 persona, hetuesit dyshojnë se ata kanë qenë vrasës me pagesë. Për të mos lënë asnjë gjurmë ata kanë përdorur një makinë me targa të dubluara të një automjeti në zonën e Kamzës, si dhe janë kujdesur të shuajnë çdo provë duke djegur makinën në një zonë pa kamera sigurie.

Hakmarrja është pista kryesore ku është përqendruar grupi hetimor për zbardhjen e vrasjes së 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati. I riu këtë të martë është përcjellë për në banesën e fundit, në një ceremoni mortore të blinduar me forca të shumta policie pasi në të ka qenë prezent dhe babai i tij, Sokoli, i cili aktualisht vuan një dënim në burgun e Fushë Krujës./Tvklan

Ju sugjerojmë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Para
Foshnja e infektuar me HIV në sistemin shëndetësor, gjykata hap çështjen

Greqi, nëna dhunon për vdekje foshnjën 6 muajshe

Dalin pamjet e 41-vjeçares shqiptare duke ecur për dore me partnerin e saj, pak para se ai ta vriste(Video) 

Dalin pamjet e 41-vjeçares shqiptare duke ecur për dore me partnerin e saj, pak para se ai ta vriste(Video) 

Shënohet viktima e parë nga gripi në vend

Shënohet viktima e parë nga gripi në vend

TE FUNDIT

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com