Disa persona raportohet se janë vënë në pranga lidhur me vrasjen e 22-vjeçarit Gëzim Sinomataj në Vlorë.
Sipas Klan News personat e shoqëruar janë me precedentë kriminalë. Momentalisht nuk dihet ende cilat janë provat që policia ka mundur të sigurojë e që e ka çuar deri në gjurmët e të dyshuarve.
22-vjeçari Gëzim Sinomataj u ekzekutua mbrëmjen e së dielës, me snajper, teksa kishte dalë për të pirë një cigare në ballkonin e shtëpisë së tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.
Dyshimet janë se autorët ishin të paktën 3 persona. Sa i përket motiveve, pista kryesore është ajo e hakmarrjes.