Prokuroria e Igumenicës ka lëshuar tre urdhër-arreste për vrasjen mizore të Bledar Terpollarit rreth 3 javë më parë në Greqi, të cilit iu pre koka.
Pak orë më parë SYRI.net mësoi se hetuesit kanë mundur të zbardhin këtë ngjarje të rëndë, bazuar edhe në dëshminë e një bariu shqiptar, tashmë të arrestuar, i cili ishte prezent në ekzekutimin makabër.
Njëri prej të arrestuarve mësohët se është Emiljano Nana, nga Tepelena, 28 vjeç.
Ndërkaq është edhe një tjetër 28-vjeçar shqiptar i cili është arrestuar e po mbahet në policinë e Igumenicës.
Të dy u arrestuan fillimisht për hyrje të paligjshme në Greqi, por tashmë përballen me akuzat për bashkëpunim në vrasje.
Nuk është përcaktuar ende dhe nuk është shumë e qartë nëse dëshmitari ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në vrasjen mizore.
Kurse personi i tretë ndaj të cilit është lëshuar një urdhër-arresti është një tjetër shqiptar, por që mendohet se është larguar nga Greqia dhe ndodhet në Shqipëri.