Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me burgim përjetë për Roland Pulën, si autor i dyshuar per vrasjen e dy vëllezërve Gramoz e Xhentil Bardhi, ngjarje e ndodhur 4 vite më parë në fshatin Gramëz në Krujë.
Krimi i dyfishtë ndodhi mbrëmjen e 4 qershorit 2020 në fshatin Gramëz të Krujës, ku Roland Pula, qëlloi me breshëri kallashnikovi dy vëllezërit, të cilët humbën jetën rrugës për në spital.
Prokurorit i çështjes, Enklid Gjini ka kërkuar nga Gjykata e Tiranës dënimin maksimal të tij.
Ngjarja e 4 viteve më parë ndodhi pas sherrit që nisi në lokalin e fshatit, ku autori më pas i zuri pritë pranë shtëpisë në errësirë dy vëllezërve dhe i qëlloi për vdekje. Pula rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm penal kryesisht në vjedhje dhe kultivim të lëndëve narkotike.