Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e turistit rus/ Ja argumentet e biznesmenit Kuçi që kërkon lirinë

2016/08/18 at 9:00 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Flet biznesmeni: Si e gjeta të copëtuar në mes të detit, turitin rus 

“Arrestimi i personit të dyshuar, Fatmir Kuçi, është i paligjshëm”.

Avokati i biznesmenit të arrestuar më 4 gusht, si i dyshuar për ngjarjen ku mbeti i vdekur një turist rus, kërkon lirimin e tij. Përfaqësuesi ligjor i Kuçit, Alban Qafa, në një reagim rendit argumentet pse arrestimi është i paligjshëm.

“Së pari, është bërë në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale, pasi në këtë rast nuk jemi para gjendjes së flagrancës, pasi personi nën hetim nuk u kap në kryerje e sipër të veprës penale. Së dyti, nga aktet rezulton se ky shtetas, pasi konstatoi të dëmtuarin në det, ka ndaluar mjetin e tij, e ka kthyer dhe i ka vajtur në ndihmë, si dhe u ka kërkuar ndihmë personave që ndodheshin në një mjet lundrimi mbas tij dhe së bashku me një tjetër person, kanë mundur ta hipin në mjetin e tij të dëmtuar dhe ta sillnin në mol. Ai ka lajmëruar zv.shefin e kufirit të Himarës, Hekuran Muça, për ngjarjen. Policia e Himarës nuk i ka vajtur në ndihmë. Ka lajmëruar ambulancën vetë, e ka zbritur të dëmtuarin me ndihmën e personave të tjerë për ta nisur në qendrën shëndetësore të Himarës dhe më pas është interesuar për gjendjen e tij”, thekson avokati.

Më tej, Qafa përmend edhe rrethana të tjera që, sipas tij, tregojnë paligjshmërinë e arrestimit. “Vetë Kuçi ka shkuar në postën e Himarës për të dhënë sqarime, i ka kërkuar të shkojë në vend për të parë mos kishte të tjerë të dëmtuar, të merrte njollat e gjakut e shenja të tjera të nevojshme të hetimit”.

Ndërkohë, avokati shton edhe faktin se duhet marrë parasysh që Kuçi po drejtonte mjetin matanë zonës së sigurisë, e përcaktuar si 200 metra nga Bashkia Himarë, ndërsa turisti, sipas dëshmisë të së shoqes, bënte not nga Livadhi në Himarë, pra përshkruante me not një distancë përtej 200 metrash.

“Organi i akuzës ka vetëm një indicie, dëshminë e fëmijës 11 vjeç të biznesmenit, marrë në kundërshtim me ligjin dhe kur ishte i tronditur. Nuk është marrë në pyetje asnjë nga personat që nxorën nga deti të dëmtuarin bashkë me Kuçin”, tha avokati, duke theksuar se masa e sigurisë arrest me 20 ditë është e paligjshme.

Etiketa: argumentebiznesmenifatmir kuçirusvrasja e turistit

Ju sugjerojmë

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
Bota

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

29 Janar, 2026 5:18 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Kronikë

Balluku kundërshton masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” në Gjykatën e Lartë

29 Janar, 2026 4:42 pm
1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen
Bota

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

29 Janar, 2026 4:18 pm
Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb
Rajoni

Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe në Serbi, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor

29 Janar, 2026 4:06 pm
Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin
Kronikë

Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin

29 Janar, 2026 4:05 pm
“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj
Kryesore

“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj

29 Janar, 2026 4:03 pm
Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”
Kryesore

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”

29 Janar, 2026 2:55 pm
Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren

29 Janar, 2026 2:01 pm
Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë
Kronikë

Apeli shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë

29 Janar, 2026 1:03 pm
VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…
Bota

VIDEO/ Kryebashkiaku filipinas sulmohet me raketë-hedhëse, makina e blinduar…

29 Janar, 2026 11:21 am
Para
Zbardhen tre letrat/ “E desha edhe në varr, vendosa të ikim bashkë me Jonidën’

Zbardhen tre letrat/ "E desha edhe në varr, vendosa të ikim bashkë me Jonidën’

Aksident në Shkodër, drejtuesi i motorçikletës në gjendje të rëndë

Aksident në Shkodër, drejtuesi i motorçikletës në gjendje të rëndë

Adele nënshkruan marrëveshjen më të shtrenjtë në historinë e muzikës

Fotot/ Shihni si duket Adele pa make-up

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
29 Janar, 2026

Portugalia po ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë, një anije luftarake e projektuar për të operuar sisteme ajrore, sipërfaqësore dhe...

Lexo më shumë

Balluku kundërshton masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” në Gjykatën e Lartë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
29 Janar, 2026

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku, ka kundërshtuar masën e "ndalimit të daljes nga shteti" në Gjykatën e Lartë. Mësohet se Balluku ka...

Lexo më shumë

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen
29 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi planin e tij më të ri, i cili synon t’u ofrojë fëmijëve amerikanë një...

Lexo më shumë

Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe në Serbi, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor

Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb
29 Janar, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të hyjë në fuqi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com