Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e tre vajzave në Britani, protesta të dhunshme në rrugët e disa qyteteve, raportohet për dhjetëra të arrestuar

2024/08/04 at 3:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e tre vajzave në Britani, protesta të dhunshme në rrugët e disa qyteteve, raportohet për dhjetëra të arrestuar

Policia në Britani dhe Irlandën e Veriut arrestoi dhjetëra vetë për shkak të dhunës në protesta, ndërkohë që qeveria paralajmëroi për masa të ashpra kundër atyre që tha se po shfrytëzonin vrasjen e tre vajzave të vogla para disa ditësh, për të nxitur trazira.

Protestat e dhunshme ku marrin pjesë qindra grupe kundër imigracionit, kanë shpërthyer në qytete në gjithë Britaninë pas vrasjes së vajzave në një sulm me thikë në një klasë vallëzimi për fëmijë në Southport, në pjesën perëndimore të vendit javën e kaluar.

Grupet anti-imigracion dhe anti-myslimane morën shkas nga këto vrasje për të protestuar pasi u përhapën informacione të rreme se i dyshuari ishte një emigrant radikal islamik.

Policia ka thënë se i dyshuari ka lindur në Britani. Sipas njoftimeve të mediave, familja e tij është krishterë.

Të shtunën, trazira të dhunshme shpërthyen në qytete anembanë vendit, përfshirë në Liverpul, Bristol, Hall dhe Stoke-on-Trent, si dhe në qytetin Blackpool. Policia tha se ka arrestuar të paktën 87 persona. Trazira pati edhe në Mançester dhe Belfast.

“Dyqanet dhe bizneset u vandalizuan dhe plaçkitën, një bibliotekë në Liverpul u dogj dhe disa policë u plagosën”, thuhet në deklaratat e policisë.

“Dhuna kriminale dhe banditizmi në rrugët tona nuk do të tolerohen”, tha ministrja e Brendshme Yvette Cooper të shtunën vonë. “Forcat policore kanë mbështetjen time të plotë për të garantuar që ata që angazhohen në trazira kriminale të marrin ndëshkimet më të forta të mundshme.”

Protestat e së shtunës ishin më të mëdhatë pas disa ditësh trazira pas vrasjeve. Kryeministri Keir Starmer ka thënë se ato nuk janë protesta legjitime, por rezultat i veprimeve të qëllimshme të së djathtës ekstreme, të koordinuara nga një “grup individësh që janë absolutisht të prirur ndaj dhunës”.

Hera e fundit që shpërthyen protesta të dhunshme në të gjithë Britaninë ishte në vitin 2011, kur mijëra njerëz dolën në rrugë pasi policia qëlloi për vdekje në Londër. Protestat po vazhdojnë edhe gjatë ditës së dielë./VOA

Ju sugjerojmë

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
Bota

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

2 Korrik, 2025 10:58 pm
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
Aktualitet

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

2 Korrik, 2025 10:39 pm
Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
Bota

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

2 Korrik, 2025 10:22 pm
Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
Rajoni

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

2 Korrik, 2025 9:50 pm
Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend
Kryesore

Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga mandati, Zegjine Çaushi hyn në Kuvend

2 Korrik, 2025 9:22 pm
“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in
Aktualitet

“Është në monitorim”, mashtruesi zhvat qytetarin për debinë e OSHEE dhe KEMP-in

2 Korrik, 2025 9:15 pm
NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…
Politikë

NATO shton shpenzimet për mbrojtjen,Vengu:Kemi një plan që sjell rritjen graduale…

2 Korrik, 2025 8:59 pm
Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë
Bota

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se ky grup s’ka vend në Gazë

2 Korrik, 2025 8:46 pm
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
Bota

BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040

2 Korrik, 2025 8:28 pm
Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!
Politikë

Rama njofton skemën e re: Qeveria do ndërhyjë në sektorin e naftës!

2 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Ksamil/ Kishte dalë për lundrim me një kanoe, gjendet i pajetë  38-vjeçari

Ksamil/ Kishte dalë për lundrim me një kanoe, gjendet i pajetë 38-vjeçari

Protestat antiqeveritare në Bangladesh, të paktën 50 të vdekur

Protestat antiqeveritare në Bangladesh, të paktën 50 të vdekur

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 8 vatra zjarri, ndërsa 11 mbeten aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 8 vatra zjarri, ndërsa 11 mbeten aktive

TE FUNDIT

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?

Si shpërtheu grindja midis Elon Musk dhe Donald Trump gjatë 72 orëve?
2 Korrik, 2025

Një grindje publike midis Presidentit Donald Trump dhe aleatit të tij, miliarderit Elon Musk, u rihap këtë javë pas një...

Lexo më shumë

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur
2 Korrik, 2025

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”. Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të...

Lexo më shumë

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në

Irani pezullon zyrtarisht bashkëpunimin me IAEA-në
2 Korrik, 2025

Sipas mediave shtetërore, Presidenti iranian Masud Peseshkian ka nënshkruar një ligj që pezullon bashkëpunimin e vendit të tij me Agjencinë...

Lexo më shumë

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç

Kosovë/I dënuar me 12 vjet burg për krime lufte, Apeli vendos për Bajroviç
2 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com