Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e të riut nga polici, shokët: Ishte me ne,doli për të blerë cigare

2020/12/09 at 11:07 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja e të riut nga polici, shokët: Ishte me ne,doli për të blerë cigare

Mëngjesin e djeshëm Shqipëria u trondit nga vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, pasi nuk i ishte bindur urdhrit për të ndaluar.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, shokët e të riut e përshkruajnë atë si njeri shumë të qetë dhe kurrë nuk ka pasur armë.

Njëri nga shokët rrëfen se pak momente para se efektivi i policisë ta qëllonte me dy plumba, 25-vjeçari ka qenë me atë deri në orën 11:00 dhe në orën që është përballur me policinë ka dalë për të blerë cigare në një kioskë që rri hapur 24 orë në “Don Bosko”. Ai thotë se Klodiani nuk kishte probleme serioze me shëndetin dhe se ishte normal.

 “Unë jam shoku i Klodiani. Klodianin, e kemi pasur 20 vjet shok. Ka qenë njeri që ka gëzuar respektin  çdo njeriu që e ka takuar të paktën një herë në jetë dhe natën që ka ndodhur ngjarja Klodiani ka qenë me ne deri në orën 11:00 të natës. Dhe aq sa jam unë tani i armatosur ka qenë edhe Klodiani. Nuk ka pasur kurrë armë në jetën e tij. Familja e di më mirë që ai as në shtëpi, as në lagje kurrë në jetën e tij nuk ka pasur armë. Nuk ka qenë njeri që mund të cilësohej me rrezikshmëri. Ai ka dalë jashtë orës për të blerë cigare në një kioskë që rri 24 orë hapur, tek ‘Don Bosko’. Nuk ka qenë person me rrezikshmëri. Ka qenë natyrë shumë e qetë, i respektonte njerëzit. Veprimin e policisë e konsideroj të paligjshëm. Brenda një kohe të shkurtër janë dhënë tre njoftime të ndryshme. Arma nuk i përkiste Klodian Rashës. Ishte me ne deri në orën 11. Ai nuk kishte probleme, dilte nga shtëpia deri në lagje. Nuk kishte probleme, të gjithë e respektonin. Më shumë se kemi humbur shokun na dhemb që është njollosur.  Si çdo njeri që mund të merrte ilaçe për diçka të vogël, nuk kishte gjë serioze. Ishte njeri shumë normal. Ne nuk jemi thirrur për të bërë deklaratë. Ne jemi të partë që do të protestojmë”, thotë ai.

Klodjan Rasha u qëllua nga një efektiv policie gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm. Pas ekzekutimit të të riut, Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se viktima e kishte kërcënuar efektivin me një send të fortë që në dukje ishte armë zjarri dhe se efektivi i policisë në kushte vetëmbrojtje dhe errësire e qëlloi me armë.

Po ashtu, në shumë media qarkulloi lajmi se në afërsi ku ndodhi ngjarja u gjet dhe një pistoletë që dyshohej se i përkiste 25-vjeçarit. Por ky version u rrëzua nga familjarët të cilët deklaruan me bindje se djali i tyre nuk ka pasur armë, ndërsa banorët e tjerë kanë deklaruar se rruga ka ndriçim. Në këtë mënyrë bie poshtë versioni i policisë, e cila deklaroi se efektivi e qëlloi të riun në kushte të errësirës.

Disa orë më vonë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pas hetimeve të kryera ka konstatuar se efektivi i policisë që vrau 25-vjeçarin Rasha, ka vepruar në shkelje të ligjit, pasi nuk ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes dhe për këtë arsye ai u arrestua./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Ndalohet në Rinas 29-vjeçarja, nuk deklaroi 20.000 paund

Ndalohet në Rinas 29-vjeçarja, nuk deklaroi 20.000 paund

U nis në SHBA për vaksinën, Rama fotografohet në qendrën tregtare

U nis në SHBA për vaksinën, Rama fotografohet në qendrën tregtare

Miqësia që u kthye në hasmëri, Lulzim Berisha i shkoi për qokë Saliut

Miqësia që u kthye në hasmëri, Lulzim Berisha i shkoi për qokë Saliut

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com